Lajme

Digjet një banesë në Vlorë, dyshohet nga bombula e gazit

Një banesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Skrofotinë të Vlorës. Dyshohet se shkak është bërë një bombulë gazi që shërbente për ngrohje, e cila ka maarrë flakë.

Në banesë ndodhej vetem një 80-vjeçar, i cili ka marrë dëmtime në duar, ndërsa është dërguar drejt spitalit rajonal të Vlorës.

Në vend kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Policia ka nisur hetimet për të abdrhur incidentin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë