Ka ndodhur

Digjet makina e parkuar në Maliq, dyshohet për shkaqe aksidentale

Gazeta Si – Një automjet i parkuar në rrugë është përfshirë nga flakët në fshatin Pirg në Maliq. Sipas asaj që njofton policia bëhet e ditur se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe aksidentale.

Ndërkohë si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 26.03.2024, rreth orës 07:55, në fshatin Pirg, Maliq, dyshohet se për shkaqe aksidentale, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar në rrugë. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”, – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë