Ka ndodhur

Digjet makina e ish-policit në Pogradec, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Gazeta Si – Një automjet tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Pogradec.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:50, në lagjen nr. 1, ku mjeti ka qenë i parkuar dhe si pasojë e zjarrit është djegur thuajse plotësisht.

Automjeti rezulton në pronësi të Erion Maxharit, person i njohur për policinë lokale për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.

Maxhari më herët ka punuar polic në doganën e Qafë-Thanës, por ai është vënë në pranga në vitin 2018, për “shpërdorim detyre”.

Sipas burimeve, Maxhari ditën e zgjedhjeve ishte mes personave të arrestuar pas një konflikti fizik me një komisioner.

Nga ana e grupit hetimor është kryer kqyrja e vendit të ngjarjes dhe janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të hedhur dritë mbi rrethanat.

Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme, megjithatë shkaku i zjarrit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë