Digjet gjatë natës makina e biznesmenit Elis Bahushi, njëri nga 27 të arrestuarit i akuzuar si i përfshirë në ngritjen e laboratorit të përpunimit të heroinës së Brenog të Hasit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 nëntori në Elbasan, aty ku makina e tij tip “Porsche” është shkrumbuar totalisht. Ende nuk ka detaje të tjera mbi shkaqet apo nëse ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.
35-vjeçari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai akuzohet ka pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike dhe përbërësve të saj nga Turqia drejt vendit tonë. Për këtë është dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”;
Sipas disa hyrje daljeve nga sistemi TIMS, tregohet se Bahushi ka udhëtuar më shpesh në Turqi, Maqedoni dhe Kosovë.
35 vjeçari dhe familja e tij prej më shumë se 25 vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar në qytetin e Elbasanit, kryesisht në fushën e veshjeve dhe metrazhit.
Në gusht ai ka qenë edhe në “shënjestër” të OFL, e cila i dërgoi një formular për deklarimin e pasurisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



