Moti

Diell por rikthehen reshjet

Sot vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa prej orëve të pasdites mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.

Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë të izoluar do ketë reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites reshjet e shiut me intensitet të ulët mbeten prezent përgjatë relieveve malore në lindje. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë