Dita e sotme do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe i qëndrueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 18°C në zonat malore deri në 21–22°C në ultësirën perëndimore dhe zonat bregdetare.
Temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 34°C në zonat e thella të jugut dhe veriut të vendit, ndërsa në bregdetin Adriatik dhe Jon temperaturat do të arrijnë rreth 28–30°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor me shpejtësi 10–25 km/h, herë pas here mund të ketë shtim të përkohshëm të intensitetit në zonat bregdetare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.