Nga Gazeta ‘Si’- Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mot të qëndrueshëm. Për pasojë orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe juglindore.
Parashikohet që orët e pasdites të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë vendin. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C dhe deri në 26°C vlera më e lartë në territor.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.