Lajme

Dibër dhe Mat, 2 të arrestuar për vjedhje e drogë

Dy persona të shpallur në kërkim për vjedhje makinash dhe trafik droge janë arrestuar nga policia në Mat dhe në Bulqizë. 

Në Mat ka rënë në pranga një shtetas në kërkim, i cili rezulton të jetë pjesëtar i një grupi që kryenin vjedhje automjetesh në Tiranë, ndërsa në Bulqizë është prangosur një shtetas në kërkim i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë Gentjan Ahmetsulaj, 39 vjeç, banues në Burrel, Bashkia Mat, i dënuar disa herë për vjedhje dhe Jurgen Balliu, 23 vjeç, banues në fshatin Sopot, Bulqizë. 

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për hetime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë