Sport

‘Diamond League London’ – Seville befasoi Lyles, Tsegay la pas Hassan

Nga Gazeta Si – Në një pasdite të mbushur me rekorde, Xhamaikani, Oblique Seville rrëmbeu titujt në media me një fitore surprizë ndaj kampionit Olimpik, Noah Lyles në garën e 100m për meshkuj në “Wanda Diamond League” në Londër. Oblique Seville pati një start shpërthyes dhe ruajti kryesimin deri në fund me një rezultat komod prej 9”86. Kampioni Olimpik Noah Lyles e ndoqi me kohën 10”00 përpara medalistit të bronztë në botëror, Zharnel Hughes (10”02). Fitorja e parë e xhamajkanit në Diamond League, ishte një nga performancat befasuese në “London Stadium”.

Një rekord për “Wanda Diamond League” në hedhjen e diskut nga rekordmeni botëror Mykolas Alekna, një rekord etiopian në garën e miljes nga Gudaf Tsegay dhe një fitore e garës së 200m nga Julien Alfred plotësuan panoramën. Tre atletë që jo vetëm thyen rekordet e mitingut por gjithashtu përmirësuan perspektivën e tyre në disiplinat respective. Më herët, Asher-Smith dhe Hunt ishin pjesë e skuadrës fituese në stafetën 4x100m me kohën 41”69. Rekorde të mitingut vendosën edhe Phanuel Koech me Emmanuel Wanyonyi, dy atletë kenianë të distancave të mesme.

Kampionia e Botës Femke Bol realizoi fitoren e 3 rradhazi në in Londër. Pista e lagur nuk e lejoi të përmirësonte rekordin e një viti më parë por sërish fitorja e saj ishte impresionuese. Në garën e 400m për meshkuj, nënkampioni olimpik Matt Hudson-Smith dhe leader-i botëror Zakithi Nene, u befasuan nga kampioni i Diamond League Charlie Dobson, që iu rrëmbeu fitoren në fund me kohën 44”14. Etiopiania Medina Eisa fitoi garën e 5000m me kohën 14’30”57 përpara patriotes Fantaye Belayneh (14’30”90) dhe australianes Rose Davies që vendosi rekord për Oqeaninë me kohën 14’31”45. Medalistja e bronztë olimpike Georgia Hunter Bell ja doli në metrat e fundit të fitonte garën e 800m me kohën më të mirë të sezonit, 1’56”74, përpara amerikanes Addison Wiley (1’57”43).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë