Diamanti më i madh blu, i cilësuar si perfekt, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në 50 milionë dollarë në shtëpinë e ankandeve Christie në Gjenevë më 7 nëntor.
I njohur si “Bleu Royal”, ky diamant blu, i vendosur në një unazë është ndër më të rrallët që janë zbuluar ndonjëherë.


“Ajo që e bën Bleu Royal kaq të rrallë dhe të veçantë është madhësia e tij. Me 17.6 karat, është më i madhi në llojin e tij,” tha Rahul Kadakia, kreu i Christie.
Në vitin 2016, Christie’s shiti një diamant të rrallë blu 14,6 karatësh të njohur si “Oppenheimer Blue” për më shumë se 57 milionë dollarë.
“Ne shpresojmë se do të mundë Oppenheimer,” tha Kadakia për “Bleu Royal”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




