Futboll

Dhuro! Iniciativa sociale e Vllaznisë, lekët e biletave për shtresat në nevojë

Gazeta Si – Vllaznia është një klub që shquhet për iniciativat që ndërmerr edhe jashtë fushës së blertë, duke bërë shpesh donacione, sidomos në raste festash. Së fundi klubi shkodran ka menduar të ndihmojë shtresat në nevojë, Shtëpinë e të Moshuarve dhe Shtëpinë e Fëmijës, duke u dhuruar të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të ndeshjes me Skënderbeun.

“Ku ka më bukur se të festohet mbyllja e vitit me Vllaznit në mitikun “Loro Boriçi”. Për më tepër, duke dhuruar për shtresat në nevojë me rastin e festave të fundvitit. Pikërisht për këtë arsye, Vllaznia fton të gjithë tifozët për të qenë të pranishëm në stadium ditën e premte, në orën 17:00, për ndeshjen me Skënderbeun, e fundit e këtij viti.

Të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të saj do të shkojnë për Shtëpinë e të Moshuarve dhe Shtëpinë e Fëmijës. Prandaj, Eja edhe Ti! Për Vllazninë dhe për të dhuruar! Gëzojmë së bashku!”, – shkruan klubi shkodran në faqen e tij, duke u bërë apel tifozëve që të jenë sa më të shumtë në stadium ditën e premte.

Një gjest vërtet për t’u vlerësuar nga ana e klubit, tani mbetet të shihet se çfarë reagimi do të ketë nga sportdashësit shkodranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë