Gazeta Si – Hetim për ‘Topin e 7-të të Artë’ të Lionel Mesit, të fituar nga argjentinasi në vititn 2021. Policia ka nisur hetimin për shkak të dyshimeve se PSG ka kryer veprime korruptive, në mënyrë që trofeu individual më i rëndësishëm në botë të shkonte në duart e ‘Pleshtit’, që sapo kishte firmosur me këtë klub.
Nën vëzhgim është raporti mes klubit parisien dhe Paskal Ferré, ish-drejtor i ‘France Football’, me këtë të fundit që ka pasur presion që Mesi të dilte para Robert Levandovskit, kandidatit tjetër potencial. Akuza është për korrupsion dhe ndikim.

Ferré, aktualisht pjesëtar i zyrës së shtypit të PSG-së, ka marrë dhurata ta ndryshme, si ftesa për në tribunën Vip të stadiumit për të dhe miqtë, apo dhe udhëtime gratis në Katar, me fluturime të standardeve të larta.
Gjithçka është realizuar nga Zhan-Martial Ribes, në atë kohë drejtor i komunikimit të klubit në një rreze të gjerë lobingu. Detyra kryesore ishte ajo e ëmbëlsimit të raporteve mes ‘France Football’ dhe pronarëve të PSG-së. Kjo rezulton nga bisedat dhe që përbën shkelje.
Mesi, që në 2021-shin kishte triumfuar në Kupën e Amerikës, fitoi edhe edicionin e fundit të ‘Topit të Artë’, i 8-i në karrierë, duke dalë përpara Haland dhe Mbape.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




