Jete & Stil

Dhurata, më shumë rëndësi ai që e jep, apo ai që e merr?

Nga Shirley Mueller- Unë gjithmonë kam pasur idenë se duhet të bësh dhuratë diçka që pëlqen personi që do e marrë. Kështu, për vite me rradhë kam bërë dhuratë çdo gjë që lidhet me fluturat pasi shoqja ime i pëlqen shumë fluturat.

Në fillim, ajo dukej e lumtur me këto dhurata por më vonë jo dhe aq. Kjo sepse tashmë lumturia ishte konsumuar dhe ajo e dinte se çfarë dhurate do të merrte.
Në këtë mënyrë filluam të dyja të ndiheshim keq.
Tani, unë mësoj se nuk ishte vetëm mungesa e risisë së dhuratës time ajo që e lodhi shoqen time.
Ishte gjithashtu fakti se dhurata ime për të nuk më reflektonte mua.
Lara B. Aknin dhe Lauren J. Human botuan studimin e tyre në Journal of Experimental Social Psychology që solli vëmendjen time në këtë koncept. Në të, ata hetuan perceptimet për dhuratat në gjashtë studime. Megjithëse ata gjetën një predispozitë të fortë dhe të qëndrueshme për të dhënë dhurata duke menduar për marrësin, ajo që ishte e papritur ishte fakti se ndjenja e lumturisë së marrësit ishte më e madhe kur dhurata reflektonte dhënësin.
Sipas fjalëve të autorëve, “… dhënia e një dhurate që reflekton dhënësin bëri që edhe dhënësit edhe marrësit të ndihen më afër njëri-tjetrit…”
Kështu që, këtë vit, në vend që t’i jap një çantë fluture shoqes time, unë po mendoj për diçka që më reflekton mua siç mund të jenë çorapet me çajnik në to. Mua më pëlqejnë shumë çajnikët dhe e gjithë shoqëria ime e di se kam një koleksion të tyre.

Duke dhënë një dhuratë që më pasqyron, sipas Aknin dhe Human, të dyja do të ndihemi më afër, një qëllim që e ka çdo person që jep dhurata.
Përveç kësaj, unë jam duke thyer monotoninë e dhënies së të njëjtes dhurate çdo vit, duke zgjedhur diçka ndryshe, një risi.
Nico Bunzdeck dhe Emrah Duzel, dy studiues thonë se disa qendra të trurit reagojnë ndaj risive me stimulimin e neuroneve dopaminergjike. Kjo bën që në momentin që dikush merr një dhuratë, ndihet sikur po shpërblehet. 
“Risia na stimulon trurin sepse po kërkojmë shpërblime. Kur shohim diçka të re, nuk e dimë nëse do të na japë një shpërblim apo jo, por na intereson derisa ta zbulojmë” tregon Duzel.
Pra, duke i dhënë çorape me çajnikë mbi to (gjë që e kujton shoqen time për interesin tim) ajo gjithashtu habitet që dhurata nuk ka lidhje me fluturat. Kjo do i japë kënaqësi të dyfishtë, dhe diçka që nuk e pret dhe nuk do marrë më dhurata me flutura. Plus që është diçka që më përfaqëson dhe mua.
Burimi: Psychology Today. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë