Nga Gazeta Si- Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes fqinjëve, ku dy vëllezërit kanë dhunuar për motive pronësia një tjetër person.
Në pranga u vu një 38-vjeçar ndërsa nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllain e tij.
Po ashtu gjatë kontrollit të banesës së 38-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik dhe sasi municion luftarak.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se dy vëllezër kishin dhunuar fqinjin e tyre, për motive pronësie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit.
Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. N., 38 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi I. N., 33 vjeç, të dy banues në Pezë Helmës. Këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie fqinjin e tyre, shtetasin J. C.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




