Rend dhe Ligj

Dhunonte bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari në Gramsh

Policia e Gramshit ka parandaluar përshkallëzimin e një rasti të dhunës në familje.

Policia ka arrestuar në flagrancë një 60-vjeçar që dhunonte bashkëshorten e tij, ndërsa i është sekuestruar edhe një armë zjarri automatik dhe 1400 fishekë.

Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet R. D., 60 vjeç, banues në fshatin Zgjup, Gramsh.

Ka qenë bashkëshortja e 60-vjeçarit ajo që ka njoftuar policinë me frikën se “burri do e vriste”, pasi në banesë kishte dhe armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesë, 60-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, një armë zjarri automatik dhe 1400 fishekë, që i dispononte pa leje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë