Rend dhe Ligj

Dhunoi të moshuarën në Gjirokastër, arrestohet autori

Përfundon në prangat e policisë autori i dyshuar i dhunimit të gruas së moshuar në fshatin Palokastër të Gjirokastër.

Në pranga ka rënë shtetasi K. Xh, banues në fshatin Palokastër të Gjirokastrës.

Më 18 shtator, ai akuzohet nga policia se dhunoi të moshuarën Pina Qano.

E moshuara rrëfeu se në orën 11:00 të natës në shtëpi iu fut dikush, që ajo thotë se nuk e njihte, dhe më pas nisi ta dhunonte me grushte në kokë dhe në pjesë të trupit.

“U hap dera para dhe thashë mos është vajza. Vajzën e pashë ishte në vendin e saj dhe u shtriva. Sa u shtriva unë ai erdhi brenda dhe më goditi me grushte. Pastaj më zuri me shqelm. I thashë mos më vra se kam vajzën këtu dhe do më trembet. Më bëri kështu dhe iku. Nuk ka vjedhur asgjë ë shtëpi. Vetëm mua më sulmoi”, u shpreh e moshuara.

Ajo ndër të tjera u shpreh se në fshat është në hasmëri, pasi para 3 vitesh i kishin vrarë dhe burrin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë