Ka ndodhur

Dhunoi gruan, arrestohet 42-vjeçari në Malësi të e Madhe. Në banesë iu gjet municion luftrak

Gazeta Si – Një 42-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje ndaj bshkëshortes së tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrakë, ku gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë