Ka ndodhur

Dhunoi dhe kanosi me sëpatë të riun, në pranga 32-vjeçari në Durrës

Gazeta Si- Një 32-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet se ka dhunuar një 26-vjeçar me sende të forta.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi me iniciale E. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Shkallnur.

“Arrestoi në flagrancë shtetasin E. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë dhe ka kanosur me mjet prerës (sëpatë), një 26-vjeçar”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë