Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili akuzohet për vepra të rënda penale, si “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Ngacmim seksual”.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. D., 33 vjeç, banues në Fier.
Mësohet se ai është arrestuar ditën e djeshme në banesë në lagjen “Osman Haxhiu” Vlorë, pasi 33-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij me qëllim nxitjen e vetëvrasjes.
Po ashtu nga hetimet e mëtejshme ka rezultuar se 33-vjeçari ka tentuar të ngacmojë seksualisht vajzën e bashkëjetueses së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.