Nga Gazeta Si – Tri ditë pas arrestimit, Gjykata e Tiranës ka lënë prapa hekurave edukatoren Majlinda Dehima. Ajo akuzohet se dhunoi një vajzë 3-vjeçare në kopshtin “Stinët” në Tiranë ku si pasojë e dhunës, vajza pësoi thyerje të këmbës. Ajo ka shprehur pendesë për ngjarjen dhe u ka kërkuar ndjesë familjarëve.
Përmes avokatit, Dehima ka kërkuar masë më të butë sigurie. Dehima ka pretenduar se nuk e ka lënduar vajzën e mitur.
“Nuk e kam prekur me dorë. Jam shumë e prekur me atë që ka ndodhur, nuk e kam kuptuar situatën fillimisht, më vonë e konstatova dëmtimin. Kërkoj shumë ndjesë familjarëve, jam shumë e prekur, nuk do kisha dashur kurrë një situatë të tillë të kishte ndodhur”, deklaroi ajo.
Masa nga prokuroria u kërkua pasi ka marrë në dorëzim pamjet filmike të kopshtit privat, ku shihej në disa episode dhuna ndaj të miturës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




