Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar person tjetër për dhunë në familje.
Policia thotë se 32-vjeçari S. A, ka dhunuar motrën e tij, kurse 23-vjeçari E. C gjithashtu ka rënë në pranga pasi ka dhunuar vjehrrin dhe vjehrrën e motrës.
Po ashtu për rastin e fundit është proceduar edhe 52-vjeçari me inicialet K. C.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



