Policia e Tiranës bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 3 shtetas, për dhunë në familje.
Policia thotë se në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet S. V., 59 vjeç, banues në Tiranë.
Ai u arrestua pasi në Farkë të Madhe, në Rrugën e Agallarëve, ka shembur gardhin rrethues të banesës së motrës së tij dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Ndërkohë, në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 59 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij vjen pasi në Yzberisht, në banesë, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.
Gjithashtu, në Vorë është arrestuar në flagrancë shtetasi me inicialet R. M.., 57 vjeç. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur së tyre, të cilave iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




