Tavolinat, përplasja, një aftësi shumë e mirë për të argëtuar në ring dhe… fitorja e parë. Kjo është përmbledhja e ndeshjes së parë të Shaquille O’Neal në Aew. Ish-ylli i NBA-së duhej të bënte debutimin e tij në Aew Revolution, por përplasja e orareve mes kësaj ngjarjeje dhe All Star Game të ardhshëm bëri që impenjimi i Shaq të afrohej me disa ditë. Ish-gjiganti i basketbollit u prezantua me Aew Dynamite, në episodin javor, në një ndeshje çiftesh të përziera bashkë me Jade Cargill, të përfshirë në mosmarrëveshje, kundër Cody Rhodes dhe Red Velvet.

Me një shtat-lartësi prej 2.16 metrash, Shaq u shfaq në një formë të shkëlqyer në ring, ku bashkë me miken e tij Jade Cargill deuloi përballë çiftit Cody Rhodes dhe Red Velvet. Ishte pikërisht ish qendra e Los Angeles Lakers, që dominoi shumicën e dueleve në ring, por në fund u largua me ndihmën e mjekëve. Kjo pasi për shkak të mungesës së eksperiencës dhe përqendrimit, O’Neal përfundoi jashtë ringut, me një veprim të shpejtë akrobatik të kundërshtarit të tij dhe u përplas me dy tavolina që ishin në anë.
U desh menjëherë ndërhyrja e mjekëve që ta çonin në ambulancë, megjithatë skuadra e Shaq ia doli të fitojë, ndërsa vlerësimet për debutimin e tij në “Wrestling” ishin mëse pozitive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




