Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj.
Sipas vendimit, shkak për shkarkimin e tij janë bërë përplasjet e rënda që u shënuan sot në zonën pranë gjimnazit “Petro Nini”, për një pronë.
“Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull.
Prej saj kërkohet më shumë. Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”, ka shkruar ministri Lleshaj.
Kastriot Skënderaj është emëruar në krye të Policisë Tiranë në muajin shkurt të 2018-së. Një vit më pas ai është shkarkuar nga detyra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




