Gazeta Si – Princ Leka Zogu është dënuar me 1 vit burg lidhur me dhunën ndaj ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia në Pallatin Mbretëror, ngjarje e ndodhur në mars 2024.
Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjykata e Tiranës zbriti dënimin në 8 muaj dhe vendosi pezullim në 16 muaj shërbim prove, për akuzën “dhuna në familje”.
Ndërkoh, Elia Zaharia ka marrë pafajësi pas kallëzimit nga Princ Leka për dhunë në familje. Ndërsa babai i saj, Gjergj Zaharia është dënuar me 1 vit e 40 ditë shërbim prove.
LEXO EDHE:
– Marrëveshja e Princ Lekës dhe Elias / 1 mijë euro në muaj, një apartament dhe dyqan. Aktorja i humb të gjitha nëse krijon një lidhje tjetër
– Video / Konflikti fizik në familjen mbretërore mes Elia Zaharias dhe Princit Leka: Ke goditur babain tim 70 vjeç që të ka mbajtur me bukë!
– Ç’pamë te video e Lekës e Elias
Si Princ Leka, ashtu edhe Elia Zaharia kishin bërë kallëzim ndaj njëri-tjetrit për dhunë në komisariatin nr.1 në kryeqytet në mars të vitit të shkuar.
Ishte një video e bërë publike po në atë muaj që nxori hapur përplasjet mes ish-çiftit tashmë. Në hollin e rezidencës mbretërore, vetë Princ Leka regjistroi një skenë përplasjeje verbale e jo vetëm mes tij dhe Elia Zaharias.
Kjo e fundit pretendonte se ai i kishte dhunuar të atin, ndërsa Princi ka deklaruar krejt të kundërtën.
Ndarjen e tyre e konfirmoi përmes një reagimi në rrjetet sociale Elia Zaharia, në janar 2024. Ndërkohë, më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores së njohur.
Leka Zogu ka pranuar nga ana e tij, që vajza 3-vjeçare të lihet nën kujdesin e nënës, Elia, për t’u përgjigjur për kujdesin dhe edukimin e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.