Pas ngjarjeve të fundit të dhunimit fizik të personelit mjekësor si në spitalin e Lezhës apo edhe në QSUT, mjekët specializantë kanë protestuar para urgjencës së Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Rasti i fundit në QSUT ishte ushtrimi i dhunës ndaj mjekes specializante nga të afërm të një pacienti.
Mjekët shprehen se janë të pasigurt në vendin e punës dhe ndihen nën presion.
“Kërkojmë siguri fizike në punë”, shprehet njëri nga mjekët specializantë.
Ata thonë se një tjetër problem është se specializantët nuk paguhen për shërbimet 24-orëshe.
“Ka shumë specializantë që nuk paguhen. Por, duhet të themi që shërbimet 24 orëshe për disa nga specializantët janë të papaguara”, shprehet një nga bluzat e bardha në protestë.
Mjekja specializante V. Zyka u dhunua javën e kaluar në Urgjencën Kirurgjikale në QSUT.
Ministria e Shëndetësisë e dënoi dhunën e ushtruar ndaj mjekëve. Sipas ministrisë, këto janë veprime të patolerueshme dhe agresorët duhet të dënohen nga organet e drejtësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.