Media Galeri

Dhjetra çifte martohen me shpejtësi në dasma masive në Rusi, pasi burrat mobilizohen për t’iu drejtuar frontit në Ukrainë

Rusia tani po zhvillon dasma masive të shpejta për burrat e mobilizuar për të luftuar në Ukrainë. Pamjet nga një ceremoni në Shën Petersburg javën e kaluar tregojnë dhjetëra çifte që shkëmbejnë unaza dhe puthje në të njëjtën kohë.

Të porsamartuarit dhanë pëlqimin e tyre vullnetar për t’u martuar nga vendet e tyre në Zyrën e Regjistrimit të Sestroretsk. Ceremonia unike vjen pasi Moska shtoi mobilizimin në listën e ‘rasteve të jashtëzakonshme’ që lejon gjithashtu që një ceremoni martesore të zhvillohet në mënyrë të përshpejtuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë