Gazeta Si – Rreth 107 mijë protestues demonstruan për 4 orë në tubimin më të madh të mbajtur mbrëmjen e kësaj të shtune në qendër të Beogradit kundër korrupsionit qeveritar.
Protestat thuasje të përditshme që kanë nisur që nga nëntori i 2024 kanë sfiduar kontrollin e presidentit serb Aleksander Vuçiç mbi pushtetin në Serbi si kurrë më parë në 13 vitet e tij në detyrë. Protesta ka nisur në orën 16:00 para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë.
Qindra oficerë policie të pajisur plotësisht u vendosën në dhe përreth “Parkut Pioneer”, të rrethuar nga traktorë.
Protesta e kësaj të shtune është quajtur “15 për 15” pasi referohet me numrin e njerëzve që humbën jetën në tragjedinë e Novi Sad më 1 Nëntor 2024. Ata mbajtën edhe një minutë heshtje për të nderuar të gjithë viktimat.
Që prej fillimit të protestave të njëpasnjëshme studentët kanë kërkuar drejtësi duke bllokuar edhe fakultetet e tyre. Një pjesë e mirë në Serbi për tragjedinë e Nëntorit fajësuan korrupsionin e përhapur të qeverisë, neglizhecën dhe mosrespektimin e rregullores së sigurisë së ndërtimit.
Ata thanë se edhe pas 4 muajsh kërkesat e tyre nuk janë plotësuar ended dhe kërkojnë që të publikohet i gjithë dokumentacioni në lidhje me rikonstruksionin dhe të dënohen përgjegjësit.
Ndërkohë u pezullua transporti publik dhe privat. U shënuan disa incidente te vogla, ku një makinë ka hyrë në mes të turmës duke lënë të lënduar disa persona, por pa rrezik për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.