Ndërsa filmat janë krijuar kryesisht për qëllime argëtimi, do të ishte një gabim të hidhet poshtë potenciali i tyre për të ‘ndryshuar botën’. Filmat mund të kenë një ndikim shumë më të madh se sa mund të imagjinohet fillimisht. Ata mund të ndikojnë në kulturën, politikën, ligjet dhe, më e rëndësishmja, mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë. Siç e ka thënë dhe Haifaa Al Mansour, regjisorja e parë femër e Arabisë Saudite; ‘Arti mund të prekë njerëzit dhe t’i bëjë ata të hapen.’
Filmat e mëposhtëm e bënë pikërisht këtë. Qoftë për të mirë apo për keq, ata kanë vepruar si katalizatorë për ndryshim.
“Blackfish“
Me daljen e tij në vitin 2013, Blackfish tronditi botën. Ky dokumentar ndoqi historinë tragjike të një Orca të keqtrajtuar nga Seaworld, i cili, për shkak të kushteve të ngushta dhe trajtimit të pandershëm, e çoi atë të vriste tre nga trajnerët e tij. Zbulimi i mënyrës se si trajtoheshin këto krijesa të varfra deti pas dyerve të mbyllura shkaktoi një reagim global. Një cunami tweet-esh, shpërndarjesh videosh në Facebook dhe peticionesh shpërtheu në internet, duke zbuluar “kostot” e kësaj ‘shfaqjeje argëtuese’. “Seaworld” u godit keq; miliona njerëz bojkotuan resortin e tyre, reputacioni i tyre u shkatërrua, shitjet e biletave ranë ndjeshëm dhe çmimet e aksioneve u përgjysmuan. Rezultati përfundimtar? “Seaworld” e anuloi programin e shumimit të balenave vrasëse dhe ndaloi të gjitha shfaqjet popullore live që përfshinin Shamu, Orca-n. Huzzah!

“A Girl in the River”
Nuk është sekret që vrasjet për nder janë një turp ndërkombëtar. Duke marrë jetën e 5000 grave çdo vit, këto vrasje të ftohta janë ende ligjore në shumë shtete. Fituesja e çmimit Oscar, Obaid-Chinoy, ishte e vendosur për ta ndryshuar këtë. Filmi i saj, “A Girl in the River”, tregon historinë e një gruaje që është gati të vritet nga babai i saj për shkak të një dashurie të ndaluar. Dhe pjesa tronditëse? Pa asnjë shenjë pendimi, babai i saj nuk arrin të kuptojë rëndësinë e veprimeve të tij. Përkundrazi, ai ndjehet i justifikuar që të vrasë vajzën e tij për të mbrojtur familjen nga turpi. Ky akt barbar shkori deri tek Naëaz Sharif, Kryeministri i Pakistanit. Në një moment kyç për feminizmin, Sharif shpalli se pas shikimit të filmit, ai ishte i vendosur të ndryshonte ligjin për vrasjet për nder. Në fjalimin e saj të pranimit të çmimit Oscar, Obaid-Chinoy shpalli se ky ndryshim reflekton “fuqinë e filmit”.

“Victim“
Në një kohë kur komuniteti gay shpesh demonizohej nga tabloidët britanikë, personazhet LGBTQ+ në filma ishin një mit. “Victim”, një film i vitit 1961, tentoi të kundërshtonte homofobinë e përhapur në industrinë e kinemasë. Ai tregon historinë e një avokati të mbyllur, i cili rrezikon karrierën dhe stilin e jetesës së tij të rehatshëm duke mbrojtur një ish të dashur që kreu vetëvrasje pasi u burgos për shkak të orientimit të tij seksual. Filmi ishte revolucionar dhe i pari i këtij lloji që ndjente empati për një protagonist gay. Jo vetëm që ndihmoi përmirësimin e ndjenjës homofobike të shoqërisë britanike, por pati gjithashtu një ndikim të rëndësishëm politik. Premiera e filmit u përputh me debatin parlamentar mbi ligjërimin e homoseksualitetit; më vonë u zbulua se filmi ndikoi në opinionin e parlamentit dhe çoi në miratimin e Aktit të Shkeljeve Seksuale të vitit 1967. Mundësimi i këtyre ndryshimeve tregon qartë se filmi ka fuqinë të ndikojë edhe tek personalitetet më të fuqishme, megjithatë, kokëforta.

“Philadelphia“
Victim nuk ishte filmi i vetëm që ndryshoi qëndrimet ndaj komunitetit gay. Epidemia e HIV/AIDS ka qenë gjithmonë një çështje e madhe kontestimi. Një çështje që u shtyp nga paniku i përhapur, i përkeqësuar nga paragjykimet e medias britanike. “Philadelphia” me protagonist aktorin Tom Hanks në rolin kryesor, e sfidoi këtë. Duke vendosur epideminë e HIV-it në qendër të diskutimeve shoqërore, ky film ndihmoi në zhdukjen e stigmës që i vihej AIDS-it dhe hetoi se si kjo sëmundje, e përgojuar nga media, krijoi një kulturë toksike homofobie. Filmi pati një efekt global. Pavarësisht se ende është një betejë që po përballet guximshëm nga komuniteti gay edhe sot, “Philadelphia” e nxori kontestimin rreth epidemisë së HIV-it në qendër të bisedave dhe shënoi fillimin e një ndryshimi në qëndrimet shoqërore.

“Super Size Me“
Megjithëse një ide e thjeshtë, ky dokumentar ishte një hit i revolucionarsi cili shokoi kombet duke i bërë ata të ndiejnë një neveri të hipnotizuar. Krijuesi i dokumentarit, Morgan Spurlock, u bë i njohur gjatë natës pas debutimit të filmit të tij inflamator mbi të vërtetat e errëta pas ushqimeve të zinxhirit McDonald’s. Gjatë filmit, ai ha vetëm ushqime McDonald’s për një muaj të tërë. Efektet janë shokuese . Jo vetëm që Spurlock fiton më shumë se njëzet paund, por ai gjithashtu përjeton dështim të mëlçisë dhe periudha depresioni. Ky film ndryshoi mënyrën se si publiku e shihte ushqimin fast food dhe rigjallëroi debatin mbi krizën e obezitetit dhe mënyrën se si zinxhirët e fast food ndihmojnë në krijimin e një kulture të ushqyerjes së pakujdesshme. Pasi kaluan gjashtë javë, McDonald’s hodhi mundësinë e “Super Size” dhe tentuan të rinovojnë menu-në e tyre me mundësi “më të shëndetshme”. Filmi, pa dyshim, ishte një sukses moral.

“The Thin Blue Line“
The Thin Blue Line është lehtësisht një nga filmat më ndikues (dhe afirmues për jetën) që ekzistojnë. Në vitin 1988, Errol Morris bëri një rikonstruktim të rastit të Randall Dale Adams – një gjyq i njohur për një njeri që u dënua me vdekje pasi u akuzua gabimisht për vrasjen e një oficerjeje policie. Ndërsa filmi përparon, bëhet shumë e qartë se Adams ishte i pafajshëm, i dënuar pas një serie akuzash të gabuara nga individë me agjenda të veta. Filmi menjëherë tërhoqi vëmendjen e medias dhe shkaktoi një polemikë të madhe, duke çuar në një rigjykim të rastit të Adam dhe më vonë në lirimin e tij. Ky dokumentar është një në një milion sepse nuk ka shumë filma që mund të mburren se ata, për më tepër, ia kthyen një njeriu jetën.

“A Short Film About Killing“
“A Short Film About Killing” i Krzysztof Kieśloësk’ është një tjetër film që ndikoi në ligjvënësit e një shteti. I vendosur në një Varshavë të zymtë, pas Luftës së Ftohtë, një njeri ekzekutohet brutalish për një vrasje që ka kryer. Edhe pse filmi nuk e anashkalon skenën e krimit të djaloshit, ai krijon me mençuri një pasqyrë të dy veprimeve , vrasja dhe pasojat e saj; ekzekutimi i ftohtë dhe i pamëshirshëm. Duke përballur këto dy vepra krah për krah, filmi me shkathtësi i bën shikuesit të pyesin veten: A ka ndonjë ndryshim mes këtyre dy veprimeve? Pas një pranimi të kontestuar në Festivalin e Filmit në Cannes, ligjvënësit polakë e hoqën shumë shpejt dënimin me vdekje dhe shtete të tjera u detyruan të shqyrtonin lidhjet e tyre me të. “A Short Film About Killing” është dëshmi e gjallë e fuqisë së filmit; ai ka aftësinë të trondisë ligjet mbi të cilat është e ndërtuar shoqëria.

“Volhynia”
Duke ndjekur tendencën e filmave polakë, filmi i radhës që shkaktoi kontestime të mëdha ishte “Volhynia” i regjisorit Ëojciech Smarzoëski, i vitit 2016 (njohur gjithashtu ndërkombëtarisht si “Hatred” – Urrejtja). Megjithatë, ende nuk është përcaktuar nëse ndikimi i këtij filmi ishte pozitiv apo negativ.
Filmi ndjek një vajzë polake dhe një djalë ukrainas që jetojnë gjatë masakrës së Volhynias. Ky film pasyqron vrasjet masive të polakëve nga ukrainasit gjatë viteve 1943 dhe 1944, ndërsa Polonia ishte nën pushtimin e Ushtrisë Naziste gjermane. Përmbajtja e tmerrshme e filmit hapi plagët e vjetra dhe çoi në ngritjen e tensioneve mes Polonisë dhe Ukrainës.

Si pasojë, për të parandaluar ushqimin e propagandës ruse, filmi është ndaluar nga qeveria ukrainase. Megjithatë, manipulimi i përmbajtjes së filmit nga Rusia nuk është kërcënimi i vetëm serioz. Një paraqitje e ekzagjeruar e masakrës së Volhynias është mjeti ideal për rritjen e fashistëve të krahut të djathtë në Poloni dhe për të përhapur ksenofobinë.
“The birth of an nation”
Ndërsa shumica e filmave në këtë listë kanë pasur ndikim për arsye të drejta, “Lindja e një Kombi” i DË Griffith, i vitit 1915, padyshim që nuk është një prej tyre. I vendosur gjatë Luftës Civile Amerikane, filmi ndjek dy familje: Stonemans nga Veriu dhe Camerons nga Jugu. Kur familja Cameron sulmohet nga ushtria e zezë, ata shpëtohen nga anëtarët e Ku Klux Klanit. Kjo e shtyn djalin e madh të bashkohet me KKK, duke u ngjitur në rangje derisa bëhet lideri i tyre. Filmi lavdëron punën e KKK-së, duke nxitur individët e krahut të djathtë ekstrem për t’u bashkuar me këtë grup ekstremist. Fatkeqësisht, filmi e bëri KKK-në të duket “moderne”, duke shkaktuar një rritje të anëtarësisë (e një grupi që ishte pothuajse i zhdukur) deri në 4 milionë anëtarë deri në vitet 1920. Në duar të gabuara, kinemaja mund të jetë një mjet shumë i rrezikshëm.

“Bambi“
Të gjithëve u pëlqen Bambi. Dhe nëse dikush thotë se Bambi nuk i ka bërë të qajnë, ata po gënjejnë. Pas daljes së tij në vitin 1942, shikuesit ishin të tronditur pasi panë drerin e vogël, Bambi, që mbeti jetim pasi një gjuetar vrau nënën e tij. Megjithatë, shikuesit nuk ishin të vetmit që u përloten.

Edhe gjuetarët amatorë, duket se ishin prekur po aq. Shumë prej tyre, pas shikimit të filmit, e braktisën hobin e tyre, duke ulur numrin e gjuetarëve me 50% . I quajtur “efekti Bambi”, ky film shpejt u bë një simbol kombëtar i të drejtave të kafshëve, duke ndryshuar kursin e industrisë së gjuetisë dhe atyre që morën pjesë në të.
Burimi: Raindance Përshtati: Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.