Lajme

Dhërmi, policia sqaron zbarkimin e avionit “të dyshimtë”

Fotot e një avioni të dyshimtë bënë xhiron e rrjeteve sociale sot, pasi u pa i vendosur në brigjet e Drimadhesit, në Dhërmi.

Për këtë situatë ka reaguar edhe Policia e Vlorës e cila sqaron se nuk kemi të bëjmë me avion të paligjshëm.

“Ditën e sotme një avion, i cili ndodhej në brigjet e Drimadhesit, Himarë krijoi konfuzion në media, ku shumë prej tyre e lidhën rastin e sotëm me atë të rënies së avionit në Divjakë, disa vite më parë. Avioni është vendosur nga pronari i një hoteli thjesht për turizëm”, sqarojnë burime policore.

Ndërkohë, mjeti fluturues nuk ka një pjesë të elementëve të tij, si motori dhe është fiksuar në rërë për të tërhequr turistët në prag të hapjes së sezonit të plazhit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë