Politike

Dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner, mban fjalim të shtunën në Tiranë

Nga Gazeta ‘Si’- Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner pritet të mbajë një fjalim në Tiranë më 17 maj. Kushner do të flasë në pozicionin e CEO-s dhe themeluesit të kompanisë “Affinity Partners”.

Fjalimi është parashikuar të mbahet mes orës 10:05 dhe 10:25 të 17 majit.

Sipas axhendës, pas fjalimit të tij do të flasë edhe kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë që Tirana pret liderët evropiane për Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë më 16 dhe 17 Maj.

Screenshot_1

Kujtojmë që pak muaj me parë, qeveria shqiptare i ka dhënë statusin e Investitorit Strategjik kompanisë së lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit të SHBA, Donald Trump, që do të ndërtojë resortin luksoz.

Vlera e investimit të projektit turistik “Resorti turistik-Ishulli i Sazanit” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 1.4 miliardë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë