Në ditën që Partia Demokratike dhe pjesa tjetër e opozitës zhvillonte protestën e radhës kundër qeverisë dhe parlamentit, të cilat i konsideron institucione ilegjitime të dala nga blerja e votave dhe përdorimi i krimit të organizuar, një tjetër emër dorëzoi formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë mandatin e deputetit.
Ai është Korab Lita, që për nga pozicionet që ka mbajtur deri më tani mund të cilësohet si goditja më e rëndë e aksionit të Lulzim Bashës që prej refuzimit të Rudina Hajdarit dhe Myslim Murrizit për të mos dorëzuar mandatet.
Lita ndodhet i 21-ti në listën e demokratëve për Qarkun e Tiranës. Ai ka qenë në dy raste zv.kryetar i Bashkisë së Kamzës, një bastion i Partisë Demokratike.
Pas kalimit të procedurave të parashikuara nga ligji dhe gjithmonë nëse nuk do t’i bëhet pengesë ligji i dekriminalizimit, Korab Lita do të ulet së shpejti për të zënë vendin e Dashamir Shehit në sallën e Parlamentit dhe duke e ccuar në 100 deputetë numrin total të tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




