Portofol

Detroiti dhe Silicon Valley kërcënohen nga frenimi i investimeve kineze

Tregtia botërore po njeh një nga konfliktet më të thekshme në histori.

Kërcënimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të bllokuar investimet kineze në kompanitë amerikane, mund të jetë shqetësim i madh për një sërë kompanish amerikane të automjeteve dhe teknologjisë që përdorin fonde kineze për të zhvilluar makina elektrike, makina që drejtohen vetë dhe shërbime të ngjajshme, nga Tesla Inc (TSLA.O) tek dhjetra start upe të Silicon Valley.

Kompanitë kineze në pesë vitet e fundit kanë financuar së paku 80 nisma të transportit të SHBA-ve, me një vlerësim të kombinuar prej më shumë se 100 miliardë dollarë, duke derdhur miliarda në firmat e themeluara si Tesla, sipas një analize të Reuters bazuar në të dhënat që janë në dispozicion të publikut.

Po ashtu, korporatat amerikane dhe investitorët privatë kanë financuar së paku 60 biznese kineze - 16 prej tyre të ashtuquajtura unicorns, me vlerë 1 miliardë ose më shumë, shpesh bashkë-investuar me homologët e tyre në Kinë..

Shumë prej këtyre investimeve janë fokusuar veçanërisht  në dy fusha strategjike të transportit të së ardhmes: automjetet elektrike dhe automjetet e automatizuara. Këto janë sfidat kryesore të iniciativës së Pekinit "Made in China 2025", një nga disa politika qeveritare që drejtojnë investimet e teknologjisë kineze jashtë shtetit. Automjetet elektrike dhe të automatizuara pritet të mbështesin valën e ardhshme të transportit dhe shërbimeve globale në vitet 2020.

Tani për tani, ligjvënësit e SHBA-ve dhe Trump duket të jenë të fokusuar në paratë që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Kina, duke shprehur shqetësim të madh rreth teknologjisë së përparuar që kthehet në Kinë nga Shtetet e Bashkuara.

Javën e kaluar, John Frisbie, president i Këshillit të Biznesit SHBA-Kinë, iu përgjigj shqetësimeve në fjakë, duke u bërë thirrje të dy qeverive të "heqin dorë" nga kërcënimet dhe në vend të kësaj të vazhdojnë diskutimet për të përmirësuar mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe të mbështetet aksesi i kompanive amerikane në Kinë dhe për të shmangen " sanksionet që do të dëmtonin familjet dhe vendet e punës në secilin vend ".

Ne duhet të sigurohemi që kemi ekuilibrin e duhur midis sigurisë kombëtare dhe interesave ekonomike", tha Frisbie në një deklaratë të lëshuar nga këshilli i biznesit që drjeton.

Më shumë se 20 kompani kineze - përfshirë gjigandët e internetit Tencent Holdings Ltd (0700.HK), Alibaba Group Holding Ltd (BABA.N) dhe Baidu Inc (BIDU.O), si dhe SAIC shtetërore, prodhuesit më të madh të makinave kineze, kanë zyra në Silicon Valley të Kalifornisë dhe kanë financuar një spektër të gjerë të startupeve të teknologjisë amerikane, të fokusuara kryesisht në automjetet elektrike dhe ato të automatizuara.

Kompanitë amerikane të automobilave, mes të cilëve edhe General Motors Co (GM.N), kanë investuar në startupet e transportit kinez.

Mbështetje kritike gjithashtu ka ardhur nga firmat e sipërmarrjeve amerikane, sidomos nga Silicon Valley, Sequoia Capital, e cila ka ngritur së paku 20 ndërmarrje kineze në sektorin e transportit, shpesh duke bashkë-investuar me një ose më shumë partnerë kinezë.

Në sektorin e transportit, investitorët kinezë kanë lidhje me disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë amerikane të automjeteve dhe teknologjisë së automatizuar.

Tencent, kapitali së cilës arrin në 460 miliardë dollarë dhe mbulon të gjithë industrinë e automjeteve të SHBA-ve, ka investuar një sasi të panjohur në zinxhirin e strat upeve Zoox të Silicon Valley, i cili po zhvillon makina të automatizuara  për flotat komerciale të udhëtimit dhe vlerësohet në 3.5 miliardë dollarë.

Tencent gjithashtu është një nga investitorët më të mëdhenj në Tesla pasi bleu një aksion prej 5 për qind vitin e kaluar për 1.8 miliardë dollarë. Është e paqartë ende nëse dhe si Tencent mund të ndihmojë Teslin të zvogëlojë  ndikimin e lëvizjeve hakmarrëse nga Kina nëse Shtetet e Bashkuara bllokojnë investimet e mëtejshme kineze në Silicon Valley.

Ford Motor Co (FN) është një nga më shumë se 50 partnerë zhvillimi në platformën e automatizuar  të Projektit Apollo të Baidu së bashku me kompanitë e teknologjisë amerikane Intel Corp (INTC.O), Microsoft Corp (MSFT.O) dhe Nvidia Corp (NVDA.O ), po ashtu si sturt upet autonome të Silicon Valley JingChi dhe PlusAI.

Ford dhe Baidu të dy kanë investuar në ngritjen e Silicon Valley Velodyne, një prodhues i sensorëve lidar për makina të automatizuara që tha se synojnë të zhvillojnë së bashku zbulimin artificial dhe lidhjen e zgjuar në makina.

Nvidia me bazë në Santa Clara, një nga prodhuesit më të rëndësishëm të chipmakers në Shtetet e Bashkuara, ofron procesorë me shpejtësi të lartë për Tencent, Baidu dhe Alibaba dhe ka bashkë-investuar me Qiming Venture Partners të Kinës në Silicon Valley, si dhe në sturt upet e makinave të automatizuara të TuSimple.

Dy nga kompanitë më të vlefshme të transportit, Uber Technologies Inc UBER.UL dhe homologu i tij kinez Didi Chuxing kanë aksione të ndërsjella tek njëra-tjetra dhe secila mbështetet nga një listë të gjatë investitorësh kinezë dhe amerikanë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë