Ne rrjet

Dëshmitë e rënda në gjyqin e P. Diddy/ Dhunonte partneren dhe e detyronte të kryente marrëdhënie me meshkuj të tjerë

Ka nisur zyrtarisht gjyqi i reperit famëkeq Sean Diddy Combs dhe faktet e paraqitura janë më të rënda se akuzimet.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja që kanë ndjekur seancën, disa dëshmitarë kanë treguar pak nga abuzimet e Combs, që lidhen kryesisht me drogimin dhe marrëdhëniet seksuale.

Sean “Diddy” Combs kërcënonte ish të dashurën, këngëtaren Cassie Ventura se do të publikonte kasetat e saj me përmbajtje seksuale, rrëmbeu një punonjës, i vuri zjarrin makinës së dikujt dhe hodhi dikë nga ballkoni.

Combs e quante veten “mbreti” dhe priste të trajtohej si i tillë. “Ai dhe rrethi i tij i ngushtë siguroheshin që të merrte gjithçka kërkonte”, tha prokurorja Emily Johnson.

Sipas saj, ai e detyroi Cassie që të merrte pjesë në festat e tij famëkeqe të njohura si “freak off”. “Ai i quante ‘freak-offs’, netët e çmendura të mbretit apo netët e hotelit. Stafi i tij organizonte fluturimet, makinat dhe hotelet. Sipas udhëzimeve të tij, stafi sistemonte dhomën me lubrifikues dhe ndriçim. Stafi hynte brenda me para në dorë për të paguar eskortat dhe me drogë”. Combs i urdhëronte eskortat që  të mos përdornin prezervativë në festat e tij.

Cassie dhe Diddy

Prokuroria nënvizoi një deklaratë të Cassie që shprehej se “ndihej sikur po mbytej kur Diddy detyroi një eskortë të urinonte në gojën e saj” gjatë një feste të çmendur.

Veç Ventura, edhe ish e dashura e tij e cila njihet si Jane, thotë se është detyruar të marrë pjesë në këto festa. “Një herë ajo volli, ai i tha të nxitonte dhe të kthehej në dhomë ku priste një eskortë”. Pasi  vajza i  tha se donte një lidhje dhe jo të merrte pjesë në këto festa, ai s’e dëgjoi. Më pas nisi ta kontrollonte  financiarisht dhe e kërcënonte se do të publikonte videot.

Videoja e famshme ku ai shfaqet duke rrahur Cassie në një hotel pati një çmim të lartë. Combs i ofroi një rojeje sigurie “një qese letre kafe plot me 100.000 dollarë”, tha prokurorja,  “duke u përpjekur të  merrte atë që mendonte se ishte kopja e vetme”. Videoja pritet të ketë rol kyç në gjyq dhe u publikua nga CNN në maj 2024.

Prokuroria tha se ai punësoi një eskortë mashkull për të kryer marrëdhënie  me ish të dashurën e tij, Cassie Ventura ndërsa Diddy i shihte i fshehur. Daniel Phillip, i cili ishte dëshmitari i dytë, tha se këto seanca zgjasnin deri në 10 orë.

Ai tha se paguhej 5000-7000 dollarë për të kryer marrëdhënie me Ventura. Sipas tij, ajo i kishte thënë  që “ishte ditëlindja e saj dhe i shoqi donte të bënte diçka të bukur për të kështu që ajo më pyeti nëse e kisha problem që ta fërkoja me vaj bebesh dhe t’i bëja një masazh”. Ai tha se kreu marrëdhënie me Cassie kurse Combs kryente akte vetëkënaqësie me një maskë në fytyrë.

Ai thotë se e ka  parë Combs duke dhunuar Cassie vetëm pse erdhi me vonesë në dhomën e hotelit, por  edhe vetë është kërcënuar pasi reperi i kishte fotografuar kartën e idenitetit

Ish e dashura e tij, Cassie dhunohej brutalisht dhe shfrytëzohej që të kryente marrëdhënie me burra të tjerë ndërsa ai e shihte. Një natë, kur ai zbuloi se ajo takohej me dikë tjetër, ai “u tërbua” dhe tha “se do ta vriste” personin tjetër. Më pas, rrahu “brutalisht” Ventura duke “e goditur në shpinë dhe fluturuar si të ishte kukull lecke”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë