Matias Morla, ish-avokati i Diego Armando Maradonës, ka thënë së fundi se kurat mjekësore që iu dhanë ish-yllit argjentinas pas operacionit në kokë, kanë qenë të papërshtatshme dhe e kanë çuar drejt vdekjes. Sipas Morlas, në këtë çështje ka ndikuar edhe sjellja sipërfaqësore e vajzave të Maradonës, Dalma dhe Giannina, të cilat autorizuan transferimin në shtëpi, në vend që ta mbanin të shtruar në klinikë.
Në fund të pyetjeve që i janë bërë nga prokurorët që po hetojnë rrethanat e vdekjes së Maradonës, avokati Morla ka dhënë disa detaje që kujton nga hera e fundit që e ka atë takuar atë, më 16 nëntor 2020, 9 ditë para se të ndërronte jetë.

“Gabimet, – ka thënë Morla, – ishin shumë. Diego ka vdekur, ai u fry e u fry shumë, derisa zemra e tij shpërtheu. Kurat që iu dhanë ishin të këqija dhe kjo është arsyeja e vdekjes së tij”. Avokati kujton që “pibe de oro” vuante edhe nga mëlçia, kishte probleme kardiake dhe kishte varësi nga alkoli. “Kur hyra në shtëpi, – kujton Morla, – kishte një zë të çuditshëm, si të një roboti. I informova të gjithë për gjendjen e tij shëndetësore dhe më thanë se fryrja ishte për shkak të sasisë së madhe të ujit që kishte në trup”.
Morla e ka quajtur “çmenduri” vendimin e familjes për ta vazhduar rikuperimin e Maradonës jashtë një ambienti spitalor: “Nuk kishte arsye pse duhej të shkonte në shtëpi, kur mjekët thanë se duhej të qëndronte në klinikë. Maradona u braktis nga vajzat Dalma dhe Gianinna. Tjetër gjë është përgjegjësia morale dhe tjetër gjë ajo ligjore”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



