Ngjarje

Dëshmia e autorit të grabitjes te ‘5 Maji’, policia i gjeti rrobat në lavatriçe!

Gazeta Si – Luan Maçi, autori i dyshuar i grabitjes në një pikë këmbimi valutor në një qendër tregtare në rrugën “5 Maji” në Tiranë, ka deklaruar se ishte i detyruar ta merrte një akt të tillë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të nënës së tij dhe borxheve.

Fillimisht ai i ka mohuar akuzat para policisë dhe ka deklaruar se nuk ishte ai autori i grabitjes së 300 mijë lekëve të rinj.

Por, policia gjeti robat që përdori në grabitje brenda në lavatriçeje, prova të rëndësishme për dokumentimin e ngjarjes, përveç pamjeve të kamerave të sigurisë. Më pas, ai pranoi se ishte autor i grabitjes dhe tregoi arsyen dhe planin.

“Planifikoja grabitjen që më përpara, por pas tentativës për të grabitur bankën në zonën e ish-Parkut u frikësova dhe vendosa ta shtyja. Isha i detyruar, sepse kam shumë borxhe dhe një nënë të sëmurë në gjendje shumë të rëndë,” deklaroi Maçi.

Sapo kreu grabitjen, ai u largua i qetë dhe fillimisht në këmbë ka hyrë brenda tregut të Medresesë dhe nga aty ka dalë në anën e pasme nëpër rrugica.

Në një pusetë fillimisht ka fshehur pistoletën lodër, ka marrë një taksi dhe nga aty ka shkuar në shtëpi. Për t’u fshehur ka hequr mjekrën dhe fillimisht u ka thënë efektivëve se e kanë ngatërruar, sepse nuk ishte ai autor.

Sipas hetimeve, ai hyri në orët e para të mëngjesit në pikën “Exchange”, kërcënoi punonjësen me armë zjarri dhe mori një shumë që dyshohet të jetë rreth 3 milionë lekë.

Autoritetet bëjnë me dije se 42-vjeçari nuk është i panjohur për policinë, pasi rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë