Gazeta Si – Arsen Dani, autori i vrasjes së nënës së tij 86-vjeçare, Gjylije Dani, ka dhënë në polici deklarata që lënë të dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor,
“Kam vrarë 2 mijë vetë s’më besoi njeri! Vrava nënën time dhe më besuan”, kështu është shprehur para hetuesve Arsen Dani.
Ky i fundit një ditë më parë masakroi me thikë nënë e tij 86 vjeçare Gjylie Dani, brenda apartamentit ku jetonin në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.
Siç u raportua dhe të hënën, autori ka probleme të theksuara të shëndetit mendor, ndërsa po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës.
Ndërkohë, 86-vjeçarja dhe djali i saj jetonin bashkë në një apartament në Lezhë, ndërsa dy fëmijët e tjerë të viktimës banojnë në Tiranë.
Këtë të martë, Gjylije Dani do të përcillet në banesën e fundit nga familjarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




