Katar 2022

Deshamp flet për emocione dhe krenari. Makron: Tani duam Kupën!

Gazeta Si – “Emocione dhe krenari, sot ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për Francën. Tashmë u bë një muaj që jemi bashkë me lojtarët. Nuk është asnjëherë e thjeshtë, kemi pasur edhe fat deri tani.

Didier Deshamp, trajneri i Frances. Gazeta Si, 14 dhjetor 2022

Lojtarët janë rikompensuar si skuadër dhe të dielën do të kërkojmë titullin”, – ka theksuar mes të tjerash pas ndeshjes me Marokun trajneri Didier Deshamp. Ai do të luajë finalen e dytë në një Botëror dhe synon që të fitojë edhe trofeun e dytë.

Teo Hernandez, një nga autorët e golave ndaj Marokut, theksoi se Franca do të bëjë gjithçka për trofeun në finale ndaj Argjentinës dhe se nuk e frikëson Lionel Mesi.

Një reagim ka bërë pas fitores edhe presidenti i Francës, Emanuel Makron. “Faleminderit djema! Tani duam Kupën!” – ka shkruar në Tuiter presidenti francez. Ai ishte prezent në stadiumin ‘Al Bayt’ dhe pas ndeshjes zbriti në dhomë e zhveshjes për të festuar me lojtarët.

Në një postim tjetër në Tuiter, Makron ka komplimentuar Marokun: “Miqve tanë marokenë: përgëzime për këtë udhëtim shumë të bukur! Po bëni historinë e futbollit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë