Për shkak të numrit të lartë të personave që kanë humbur jetën në pak muaj, në aksin Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas, Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet duke ndëshkuar shoferët që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar.
Gjatë javës që po mbyllet janë regjistruar raste të mjeteve që lëvizin me 158 deri në 173 km/h, e për këtë arsye janë pezulluar 135 patenta.
Lidhur me numrin e lartë të aksidenteve, Policia thotë shkak është shpejtësia dhe çmenduria në rrugë.
Policia u bën apel të rinjve që të limitojnë shpejtësinë, pasi sipas saj shkak i numrit të lartë të aksidenteve është shpejtësia dhe çmenduria në rrugë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.