Stadiumi plot, shumë policë, qytet i paralizuar, në lindje dhe në perëndim, përplasje të shpeshta, ndeshje të pezulluara, tifozë të plagosur; kjo ishte, dhe ende është, derbi i Mostarit. Velež kundër Zrinjskit, boshnjakët kundër kroatëve, mbështetësit jugo-nostalgjikë dhe ata kundër. Ky është një prej derbeve më të rrezikshëm në Evropë, pak i njohur diku tjetër, për shkak të cilësisë të dobët të futbollit boshnjak, por shumë i ndjerë në Mostar dhe në të gjithë Hercegovinën.
Zrinjski, i themeluar në vitin 1905 nga disa studentë kroatë, të cilët përdorën emrin e familjes fisnike hungareze-kroate të Zrinskit, u shpërbë në vitin 1945 nga autoritetet socialiste jugosllave për bashkëpunim me nazizmin, pasi kishte marrë pjesë në kampionatin e vetëshpallur "Shteti i Pavarur i Kroacisë", një shtet satelitor i krijuar nga Gjermania Naziste. Në vitin 1992, pas suksesit në rritje të nacionalizmit kroat në Hercegovinë, Zrinjski u rikthye përsëri në skenë, jo rastësisht në Medjugorje, e cila u bë simbol i katolicizmit kroat në vitin 1981, pasi disa djem të zonës pretendonin se kishin asistuar në shfaqjen e Virgjëreshës Mari.
Nga rilindja Plemići (aristokratët, siç quhen lojtarët e Zrinjskit) janë shpallur katër herë (2005, 2009, 2014 dhe 2016) kampionë të Bosnje-Hercegovinës dhe për katër herë ata janë eliminuar menjëherë në fazën preliminare të Champions League. Velež, nga ana tjetër i themeluar në vitin 1922, merr emrin nga një nga dy masivet malore që mbizotërojnë në Mostar (tjetra është Čabulja), ka qenë i vetmi ekip i Mostarit për shumë vite, duke qenë një krenari në Hercegovinë. Nga viti 1955 deri në vitin 1992, viti në të cilin shpërtheu konflikti në Bosnjë dhe Hercegovinë, gjithmonë luajti në Prva Liga, kategorinë më të lartë jugosllave, duke dalë tre herë e dyta dhe fitoi dy herë "Kupën e Marshallit Tito" (Kup Maršala Tita), Kupën jugosllave, në vitin 1981, të udhëhequr nga asët Vahid Halilhodžić (trajneri i Algjerisë në kampionatin botëror 2014) dhe Blaž Sliškoviq (“Maradona e Ballkanit”, ashtu siç quhej, kur militonte te Pescara).
Në kampionatin e të gjitha kohërave të kampionatit jugosllav, Rođeni (vendasit, pseudonimi i lojtarëve të Velež) zë vendin e shtatë, ekipi i dytë boshnjak pas Fk Sarajevo, nga ana tjetër të paraprirë nga "BIG" (Red Star, Partizan, Dinamo Zagreb, Hajduk Split dhe Vojvodina Novi Sad). Pas lindjes së kampionatit boshnjak, i cili u zhvillua vetëm në vitin 2000, Velež lufton për mbijetuar në nivelet më të larta dhe në sezonin e fundit ra në divizionin e dytë. Tifozeria e Velež, Ushtria e Kuqe, përbëhet kryesisht nga boshnjakët myslimanë, megjithëse ka disa kroatë që kanë mbetur besnikë ndaj tij dhe konsiderohen si majtistë dhe jugo-nostalgjikë. Pas luftës vëllavrasëse (1993-1994) midis kroatëve dhe myslimanëve, në Mostar asgjë nuk është më e ngjashme me atë të mëparshme; qyteti është i ndarë në dy, nga pjesa perëndimore, kroatët, nga ana tjetër myslimanët. Në mes Ura e Vjetër (Stari Most), simbol i Mostarit dhe nga mizoria e luftës, u shkatërrua më 9 nëntor 1993 dhe u rihap në 2004.
Plagët e shkaktuara nga konflikti ende nuk janë shëruar, në Mostar gjithçka është e ndarë, madje edhe shkollat janë ndarë në dy, hyrjet janë të ndara, rekreacionet bëhen në orare të ndryshme, Këshilli i qytetit nuk është rinovuar që nga viti 2008,. Boshnjakët, dikur një shumicë relative, që nga përfundimi i luftës janë bërë një minoritet, kroatët janë kryesorë, ndërsa serbët, të cilët në 1991 përfaqësonin 18.83% të popullsisë (23.846 njerëz), sipas UNHCR-së tani janë vetëm 1522. E gjithë kjo nuk ndihmon për të ringjallur një ekonomi të qytetit të goditur nga lufta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.