Nga UEFA Champions League në Europa League dhe Conference League. Mesdita e sotme njohu skuadrat me kundërshtarët përkatës në raundin e 16 më të mirëve. 8 skuadrat e kualifikuara nga faza e Ligës u shortuan me ato të kualifikuara nga faza Play-off për të vazhduar në këtë mënyrë rrugën drejt finaleve të Mynihut (UCL), Bilbaos (UEL) dhe Wroclaw (UECL). Ajo që bie në sy menjëherë janë dy ndeshjet derbi në Madrid dhe Gjermani. Bëhet fjalë për 4 ndër 5 skuadrat më të forta të sezonit në të dy kampionatet, La Liga dhe Bundesliga. Real Madrid është e dyta vetëm falë golevarazhit dhe ndiqet ngsa Atletico Madrid. Ndërsa Bayern kryesues në Bundesliga ndiqet nga Leverkusen që e eleminoi në Kupën e Gjermanisë. Ky short riktheu Finalen e sezonit 2013-2014 që u fitua nga Real Madrid ndaj Atletico-s për trofeun e 10 në histori. Ndërsa Bayern do të ndeshet me të 3 skuadër gjermane në UCL në sfidat 6 dhe 7 ku ndër 5 të luajturat deri më sot spikat Finalja e fituar në Wembley ndaj Dortmund në vitin 2013. Sfida tjetër që mund të vecojmë në UEFA Champions League është ajo mes Paris SG dhe Liverpool. Dy skuadra që po dominojnë kampionatet përkatëse në Francë dhe Angli.

Ajax-Eintracht Frankfurt dhe Roma-Athletic Bilbao ishin dy ciftet që spikatën në UEFA Europa League. Holandezët (fitues në UCL) dhe gjermanët (dy herë fitues në Europa League) do të kërkojnë kualifikimin për në ¼ finale ku mund të përballen me Tottenham në një tjetër sfidë delikate në rrugën drejt Bilbaos. Atje ku vendasit do të tentojnë një mrekulli të vërtetë për të mëbrritur dhe për këtë kanë nevojë për Nico Williams në formën e Euro 2024. Fillimisht Roma dhe pastaj fituesja e Fenerbahce-Rangers për në ½ finalen që mund ti vërë përballë Manchester United dhe njërës mes Sociedad dhe Lyon që deri atje duhet të djersijnë shumë në një fazë delikate të sezonit me një kalendar gjithnjë e më shumë të ngjeshur. Më pak të favorizuar duken skocezët e Rangers (ku luan dhe Nedim Bajrami) për mbërritjen në Bilbao si dhe italianët e Lazio-s që i shpëtuan derbit kryeqytetas në këtë fazë.

Rrugë e lehtë për Chelsea-n në UEFA Europa Conference League. Anglezët e Maresca-s u bekuan nga duart e Zeëlakoë (ambasador i Finales polake) duke kaluar në krahun e gjelbër të rrugës drej Wroclaë. Përballja e vetme që mund të konsiderohet problematike është përballë Copenhagen (të dyja skuadrat dikur zotëroheshin nga Abramovich). Nëse kalojnë danezët, rivalët e rradhës janë mes modestëve dhe deri diku mesatares që përfaqësohet nga Legia Warszaëa. Ndërsa më e forte është konkurenca në rrugën gri ku bie në sy derbi iberik mes Real Betis dhe Vitoria Guimaraes. Dy skuadra në mesin e tabelës në La Liga dhe Primeira Liga. Ndërkohë Panathinaikos dhe Fiorentina do të përballen në një sfidë që mund të jetë nisja drejt Finales. Italianët kanë një objektiv, të fitojnë trofeun e humbur në dy finalet e fundit në Europa League dhe Conference League.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




