Pjesa e drurit që mbajti gjallë Rose në filmin "Titanik" është shitur për 718,750 dollarë në ankand.
Që nga publikimi i filmit të vitit 1997, fansat kanë pyetur veten nëse dera ishte mjaftueshëm e madhe sa të mbante edhe Jack-un, duke e shpëtuar atë nga vdekja.
Në një emision të vitit 2012, regjisori i Titanikut, James Cameron, zbuloi se ai merr dhjetëra emaile në ditë duke e quajtur Rose "egoiste" dhe Jack një "idiot" në skenë.
Por ai i dha fund debatit, duke thënë se Jack duhej të vdiste sipas skenarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.