Lajme

“Deputeti që goditi me vezë, fshehu vrasjet në 21 janar”

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, e ka cilësuar një turp të opozitës gjestin e kolegut demokrat Endri Hasa, i cili goditi me vezë kryeministrin Rama teksa kishte marrë fjalën në Kuvend.

Manja, në një status në “Facebook”, shkruan se një deputet duhet të protestojë në emër të lirisë së studentëve, duke i ftuar këta të fundit që të mos lejojnë që kauzën e tyre ta përfaqësojë Endri Hasa.

“Normalisht nuk shkruaj dhe nuk komentoj kurrë kolegët e mi deputetë. Por kur një person është zgjedhur deputet, si shpërblim për mbulimin e vrasjeve të ndodhura në 21 janar, në rolin e autorit të fshehjes së provave vendimtare për dënimin e autorëve të këtyre vrasjeve shtetërore politike, të protestojë në emër të lirisë studentore apo të mbrojë interesat e studentëve, ky është turpi i opozitës dhe i çdo njeriu të lirë në këtë vend, – shkruan Manja. – Studentë, kjo që ndodhi sot në Kuvend është një arsye më shumë që t’i ktheheni dialogut dhe të zgjidhni hallin tuaj dhe mos lejoni që kauzën tuaj ta përfaqësojë opozita e Endri Hasës me shokë!UM”, – e mbyll komentin socialisti.

https://www.facebook.com/manjaulsi/posts/1941715279277711

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë