Drejtësia

Deputeti i PD Xhelal Mziu pyetet në SPAK për abuzim me tenderët në Bashkinë e Kamzës

Gazeta Si- Deputeti i PD, Xhelal Mziu, u pyet rreth një orë këtë të hënë në SPAK për 2 tenderë kur drejtonte Bashkinë e Kamzës në vitin 2019.

Ish-kryebashkiaku, i thirrur nga prokurori i posaçëm Elvin Gogaj, konfirmoi vetë në dalje të SPAK arsyen e marrjes në pyetje.

“Isha si person në dijeni, lidhur me një kallëzim të bërë nga këshilltarët bashkiak për disa tenderë të vitit 2019”, tha Mziu.

Kjo është hera e dytë që Mziu praqitet në SPAK. Në korrik të vitit 2022, ai është pyetur për padinë e pasardhësit të tij Rakip Suli për lejet e ndërtimit dhënë nga Bashkia Kamëz.

Sipas kallëzimit, Mziu në atë kohë kryetar bashkie, nuk ka zbatuar 3% të pronësisë për strehim social nga kompanitë e ndërtimit, të cilat sipas marrëveshjes e japin ose banesën të përfunduar ose paguajnë vlerën monetare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë