Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa ka treguar pas seancës parlamentare se kush ishin personat që i dhanë vezët, me të cilat goditi kryeministrin Edi Rama.
Hasa në një postim në “Facebook” ka hedhur fotot e dy studenteve të Fakultetit të Shkencave Sociale, nga të cilat mori frymëzimin për të goditur kryeministrin.
Në postimin e tij, deputeti i Elbasanit i përgjigjet dhe pretendimeve të Taulant Ballës se vezët në Kuvend i futi kreu i opozitës, Lulzim Basha.
“Këto janë Irisa dhe Diana, studente në fakultetin Shkencave Sociale dhe të shkencave të natyrës. “Një vezë në fytyrën e pacipë të Edi Ramës është detyrë e çdo qytetari që nuk e pranon vjedhjen dhe arrogancën e kryeministrit mashtrues”.- më thanë studentet. Përpara se të më jepnin vezët, Irisa shtoi duke qeshur “Sot je student”.
p.s. Shërbimi i shëmtuar me video dhe pretendime qesharake nuk e shpëton dot Taulant Yaris nga skandali i ri 60 milionë euro i mikut të tij Mond Bego. Më mirë vezë kontrabandë në parlament, sesa kontrabandë cigaresh Made in Librazhd”, komenton Hasa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




