Lajme

Deputeti i PD-së i përgjigjet Ramës: Dridhu nga studentët

Në një kohë që studentët vijojnë të protestojnë që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, politikanët gjejnë kohën për të shkëmbyer replika me njëri-tjetrit.

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri i është përgjigjur ironisë së Kryeministrit Rama ku përmes rrjeteve sociale ka shkruar se të gjithë janë kundër kreut të qeverisë.

“Me PD mbase nuk janë të gjithë, por e sigurt është se të gjithë janë kundër teje, “pa dallim feje, krahine e ideje, – shkruan Strazimiri në rrjetet sociale. – Janë të vjedhurit prej teje, të mashtruarit prej teje, të zbuarit nga Atdheu prej teje, të përbuzurit prej teje, të tallurit prej teje! Janë ata që prej 5 vitesh u thua T.Q.R., që sot po të kthjenë xhevapin: R.K.T.K!”.

Deputeti demokrat e mbyll reagimin, duke komentuar: “Dridhu prej tyre, se nuk të shpëtojnë dot as videot e “fuqisë” që prodhon nga zyra e blinduar e as kraharori yt azmatik që nxjerr nga këmisha e zbërthyer për …disinvolturë”.

Gjatë ditës, në mesazhin e tij, kryeeministri Rama ka kujtuar se Strazimiri ka qenë i armatosur gjatë protestës së PD-së që kundërshtoi ndërtimin e parkut të lodrave.
Në mesazhin e tij të parë, kryeministri e ka mbyllur postimin me thënien: “A ju’a freskon pak kujtesën koburja?”.

Më pas ka vijuar: “Interesant! Kadri Strazimiri (ai i kobures tek lodrat e liqenit) kërkon arrestimin e studentëve që s’duan militantët e PD në protestë, e u adreson fyerje lumë pse përzënë “të vobektit” që u çon Kadri Kamza në mbështetje të kërkimit shkencor. A ju’a freskon pak kujtesën koburja?”, ishte komenti i kryeministrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë