Gjermani Nico Denz që pedalon për “Red Bull – Bora – Hansgrohe” triumfoi në etapën e 18 në “Giro d’Italia 108” nga Morbegno në Cesano Maderno, e gjatë 144 km. Në vendet 2 dhe 3 u klasifikuan respektivisht Mirco Maestri (Team Polti VisitMalta) dhe Edward Planckaert (Alpecin-Decuninck). Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) vazhdon të kryesojë Klasifikimin e përgjithshëm dhe të mbajë veshur Bluzën Rozë. Në përfundim të etapës, fituesi Denz ja dedikoi suksesin babait të tij (në Gjermani sot festohet Dita e Babait). Ndërsa falenderoi skuadrën për motivimin e rigjetur pas largimeve të Jay Hindley-t në fillim dhe Primož Roglič gjatë zhvillimit të “Giro-s”.

Një tjetër mungesë në fundin e këtij edicioni do të jetë edhe spanjolli, Juan Ayuso që pedalon për “Uae team Emirates-Xrg” i cili dje pati një incident me syrin e djathtë pas pickimit nga një insekt që u fut poshtë kaskës. Sot ai ishte në startin e etapës por gjëndja u përkeqësua dhe me syrin e djathtë komplet të mbyllur ai vendosi të tërhiqej nga ky edicion.
Klasifikimi i përgjithshëm
1 – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)
2 – Richard Carapaz (EF Education – EasyPost) + 41″
3 – Simon Yates (Team Visma | Lease a Bike) + 51″
4 – Derek Gee (Israel – Premier Tech) + 1’57”
5 – Damiano Caruso (Bahrain Victorious) + 3’06”
Bluza Rozë – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)
Bluza Ciklamin – Mads Pedersen (Lidl-Trek)
Bluza e Kaltër – Lorenzo Fortunato (XDS Astana Team)
Bluza e Bardhë – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.