Ngjarje

Denoncimi i endacakes: Djalin e mitur ma shfrytëzojnë për vjedhje, i japin drogë

B.M. 49 vjeç është një grua e pastrehë që jeton duke lypur. Varfëria dhe mjerimi nuk janë asgjë për gruan nga Fieri përpara problemit tjetër. Asaj i ka humbur i biri 13 vjeç, O.M   dhe për këtë çështje gruaja kërkoi ndërhyrjen e policisë. Siç pohon një burim zyrtar i gazetës Si, 49-vjeçarja kallëzoi pranë komisariatin numër tre në Tiranë humbjen e të birit që sipas saj me shumë mundësi ia kanë marrë për ta shfrytëzuar për lypje. Madje, gruaja ka edhe indiciet e saj siç shpjegojnë burimet për gazetën Si. “Dyshoj që fëmijën tim ma përdorin për lypje dhe për vjedhje lekësh, telefonash, biçikletash në disa qytete si Fier, Durrës, Elbasan dhe në plazh”, bëhet me dije se gruaja ka kryer hetimet e saj pasi fëmija ka pesë muaj që nuk gjendet dhe e ëma nuk ka asnjë adresë.
“Personi që e ka marrë quhet V. K, ai pi të kuqe dhe tim biri i jep heroinë”, shton në denoncim nëna nga Fieri e cila jeton si e pastrehë në kryeqytet. Në përfundim gruaja shton “kërkoj ndihmë, mos ma lini fëmijën me të droguar që ma përdorin për vjedhje. Çojeni në shtëpinë e fëmijës”. Policia pohon për gazetën Si se ka regjistruar kallëzimin e gruas për largimin e fëmijës si dhe shpalljen në kërkim policor të të dyshuarit që mendohet se e shfrytëzon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë