Drejtësia

Dënohet trafikanti shqiptar në Londër, dërgonte njerëz në Britani me pasaporta false

Një kontrabandist shqiptar është burgosur sot (26 janar) pasi komplotoi për të dërguar 16 emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe, duke i pajisur me pasaporta false nga vende të BE-së dhe duke bërë prenotime të rreme në linjat ajrore.

S. R. përdori një ID të rreme italiane dhe vodhi identitetin e një njeriu të pafajshëm për të hapur llogari bankare për të blerë bileta ajrore për në Mbretërinë e Bashkuar.

Emigrantët, të gjithë nga Shqipëria, paguanin një pasaportë false të BE-së dhe një biletë ajrore për në Britaninë e Madhe.

Për këtë lloj lehtësimi kriminelët mund të paguanin mbi 10,000 £ për person. Ruçi u dënua sot me tre vjet në Gjykatën e Kurorës në Isleëorth, për komplot për të ndihmuar imigracionin e paligjshëm.

Në shumë raste, dokumentet dhe rezervimet mashtruese janë identifikuar nga linjat ajrore ose autoritetet evropiane të aeroportit përpara nisjes.

16 individë udhëtuan për në Mbretërinë e Bashkuar, por dokumentet e tyre u zbuluan si false nga oficerët e Forcave Kufitare pas mbërritjes.

Me bashkëpunimin e aeroporteve dhe linjave ajrore, hetuesit e Home Office ishin në gjendje të lidhnin prenotimet së bashku dhe t’i gjurmonin tek i arrestuari.

Hetimet në celularin e tij zbuluan edhe më shumë dokumente false, gati për t’u përdorur për qëllime kriminale.

Chris Foster, Zëvendës Drejtor i Hetimeve Kriminale dhe Financiare në Home Office, tha se “Dënimi i sotëm është rezultat i një bashkëpunimi të fortë mes agjencive për të sjellë para drejtësisë këtë trafikant njerëzish. Sot kemi hequr një hallkë tjetër në zinxhirin e kriminelëve të organizuar që lehtësojnë hyrjen e paligjshme në MB. Unë jam mirënjohës për përpjekjet e palodhshme të oficerëve që identifikuan dhe hetuan këtë rast kompleks”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë