Gazeta Si – Më në fund Ghislaine Maxwell, 60 vjeçe, u dënua me 20 vjet burg. Ish e dashura e pedofilit famëkeq, Jeffrey Epstein, u shpall fajtor për gjashtë vepra seksuale, duke përfshirë trafikimin seksual dhe abuzimin e fëmijëve.
Sipas zyrës së prokurorit të Manhatanit, Maxëell, ajo “rekrutoi dhe trajnoi” vajza të reja për t’ia ofruar ish-mikut-dashnor të saj, Jeffrey Epstein – i cili kreu vetëvrasje në burg në 2019 – dhe miqve të tij.
Vajza e manjatit të botimeve, Robert Maxwell, ka qenë nën vëzhgim të posaçëm që nga e diela, sepse autoritetet kishin frikë se mund të tentojë vetëvrasjen, edhe pe një raport psikiatrik përjashton se ajo ka qëllime të tilla.
Gjyqi u hap më 29 nëntor dhe pa si protagonistë dhjetëra dëshmitarë, dikur të mitur, tani të rritur.
Midis atyre kryesore, Virginia Giuffre, 38 vjeçe, e cila akuzon Maxwell për abuzim me të në një mënyrë sistematike, “më kishte punësuar, më kishte shpjeguar se çfarë të bëja, më kishte trajnuar të bëhesha skllave seksi”, tha ajo.
Sipas aktakuzës, “ajo ishte dora e djathtë e Epsteinit, e dinte se çfarë po bënte”.
Për prokurorin, ish-trashëgimtarja luajti një rol kyç në organizimin e jetës kriminale të Epstein të akuzuar për abuzim seksual të fëmijëve.
Edhe pse vdekja e Epstein u cilësua si vetëvrasje, shumë skeptikë dyshonin për skenarë të tjerë, duke marrë parasysh mungesën e kamerave të sigurisë dhe lidhjet e fuqishme që pedofili kishte pasur më herët.
Maxwell, e cila deri në dënimin e saj mbahej gjithashtu në një burg të Nju Jorkut, u vu në rojë për vetëvrasje javën e kaluar.
Në moshën 60-vjeçare, Maxwell ka të ngjarë të kalojë shumicën e viteve të saj të mbetura pas hekurave.
Sipas disa regjistrimeve, ish-presidentët Donald Trump dhe Bill Clinton, si dhe princi Andrew i Britanisë dyshohet se kishin udhëtuar për në ishullin e çiftit famëkeq, aty ku mbaheshin edhe të miturit që shfrytëzoheshin për prostitucion.
Kush është Ghislaine Maxwell
Vajza e historianes franceze Elisabeth Meynard dhe botuesit britanik Robert Maxëell, Ghislaine është më e vogla nga nëntë fëmijët.
Ajo ka lindur në Francë, ndërsa njëri nga vëllezërit ishte në koma për shkak të një aksidenti automobilistik dhe ajo bëhet e preferuara e familjes.
Jeton pranë Oksfordit, në Headington Hill Hall, një ndërtesë me më shumë se 50 dhoma në Buckinghamshire.
Në vitet 1980, ajo punoi si gazetare dhe i njeh të gjithë, nga fuqitë financiare te yjet.
Në vitin 1991, babai i saj vdiq në rrethana misterioze, pranë Ishujve Kanarie, pranë jahtit të quajtur pas vajzës së tij, Lady Ghislaine. Ajo shkon në Nju Jork dhe aty fillon lidhjen e saj me Jeffrey Epstein.
Kur romanca mes Ghislaine Maxwell dhe Jeffrey Epstein përfundon, të dy vazhdojnë të mbajnë lidhje, duke krijuar një çift kriminal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



